Luçiano Boçi: Vetëdemaskimi i SPAK

Luçiano Boçi: Vetëdemaskimi i SPAK

17:19, 22/10/2023
A+ Aa A-

Nën kryetari i PD, Luçiano Boçi ka reaguar pas arrestimit politik të drejtësë së re të Jamarbër Malltezit.

Boç është shprehur se Struktura e posaçme antikorrupsion hodhi tej sot veladonin e drejtësisë duke veshur kostumin politik.

Reagimi:

Vetëdemaskimi i SPAK

Struktura e posaçme antikorrupsion hodhi tej sot veladonin e drejtësisë duke veshur kostumin politik.

Sot ai u përshfaq  në nënlëkurën e vet. Atë të prokurorisë speciale politike të viteve më të errëta të diktaturës.

Me akuza të sajuara, me shkelje lirie e me shkelje ligjore, SPAK si vazhdim i PS, rrëzoi sot çdo iluzion drejtësie.

Ky i sotmi ishte një akt “juridik” i vendosjes së diktaturës pas aktit politik të grabitjes së pushtetit nga Rama.

Ndërsa propaganda frenetike që vazhdon ndjek linjën e manipulimit të opinionit.

Projekti kriminalo-politik për të zhdukur opozitën është hartuar dhe po aplikohet nga Rama nën ethet e revanshit bllokist.

Inferioriteti i tij sot ka marrë pamjen e agresivitetit të veshur me pushtet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco