Vetëdemaskimi i SPAK

Vetëdemaskimi i SPAK

17:15, 22/10/2023
A+ Aa A-

Nga Luçiano Boçi

Struktura e posaçme antikorrupsion hodhi tej sot veladonin e drejtësisë duke veshur kostumin politik.

Sot ai u përshfaq  në nënlëkurën e vet. Atë të prokurorisë speciale politike të viteve më të errëta të diktaturës.

Me akuza të sajuara, me shkelje lirie e me shkelje ligjore, SPAK si vazhdim i PS, rrëzoi sot çdo iluzion drejtësie.

Ky i sotmi ishte një akt “juridik” i vendosjes së diktaturës pas aktit politik të grabitjes së pushtetit nga Rama.

Ndërsa propaganda frenetike që vazhdon ndjek linjën e manipulimit të opinionit.

Projekti kriminalo-politik për të zhdukur opozitën është hartuar dhe po aplikohet nga Rama nën ethet e revanshit bllokist.

Inferioriteti i tij sot ka marrë pamjen e agresivitetit të veshur me pushtet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Maksi23/10/2023 03:49

Me gjithe respektin, jeni ne atobus, profesor. Jo Rama por drejtesia e "Kim" ose menderisteve qe sot sheshojne kolltuqet ne Washington apo Langley. Dikur, pararendesit e tyre ne 90 ndihnin 'demokratin' Sali duke e ndersyer psh ndaj shokut Fatos.... sot ata ndersejne 'demokratin' Edvin ndaj mentorit tuaj Sali. I cili nuk iu bind "kuzhines" corben e te cileve hengri me luge plot. Saliu sot eshte produkt i "kryenecsise' se tij kunder padronit te shkuar. E per cfare? Per nje cope firme ne ndarjen e Kosoves. Mblidhnin mendjen te gjithe. Dhe mos u lodhni te prisni Ramen nen hetim se nuk ka gjasa ta leshoje lugen e corbes se perditshme amerikane.

Shto koment

Denonco