Denoncoi i pari mega-aferën e inceneratorëve/ Hoxha: Rama nuk ia fali kurrë Malltezit

Denoncoi i pari mega-aferën e inceneratorëve/ Hoxha: Rama nuk ia fali kurrë Malltezit

11:42, 22/10/2023
A+ Aa A-

Zyrtari demokrat, Indrit Hoxha reagoi pas ndalimit të Jamarbër Malltezit me urdhër politik të Edi Ramës.

Malltezi ishte i pari që denoncoi mega-aferën e inceneratorëve.

Hoxha shkruan se Rama nuk ia fali kurrë një gjë të tillë.

“Edi Rama nuk ia fali kurrë Abi Malltezit denoncimin i pari për çështjen e inceneratoreve 7 vite më përpara.

Hakmarrje e pastër politike e Edi Ramës.

Fatkeqësisht kemi pasur iluzionin që kemi qenë në një sistem demokratik, por jemi rikthyer sërish në diktaturë, arrestimet politike janë kambanë alarmi shumë e fortë për çdo qytetar shqiptar, koha për të përmbysur këtë regjim me përballje.

Cilido që mendon që ky regjim ndryshohet me votë, ka iluzion,” shkruan Hoxha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco