Lajmi i fundit

FOTO - Të mbytur në Drin/ Nëna me tre fëmijët e zhdukur në Shkodër - Shoqërohet bashkëshorti

Associated Press: Akuzat ndaj Berishës u ngritën pas padisë nga eksponenti socialist Taulant Balla

Associated Press: Akuzat ndaj Berishës u ngritën pas padisë nga eksponenti socialist Taulant Balla

11:03, 22/10/2023
A+ Aa A-

Mediat ndërkombëtare po i bëjnë jehonë zhvillimeve të fundit politike në Shqipëri.

Agjencia e njohur, Associated Press, shkruan se kreu i opozitës, Sali Berisha, thotë se ndaj tij është ngritur akuzë.

“Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, tha të shtunën se prokurorët e akuzuan atë për korrupsion dhe pastrim parash në lidhje me një marrëveshje toke që përfshinte një pronë në Tiranë. Berisha, 79 vjeç, tha se zyra e prokurorit, përgjegjëse për çështjet kundër zyrtarëve të lartë, e urdhëroi atë të mos largohej nga vendi,” shkruan AP.

“Për këto akuza, unë deklaroj se janë absolutisht pa asnjë bazë dhe akuza të pastra dhe tërësisht politike nga kryeministri Edi Rama,” tha Berisha në një konferencë për shtyp të shtunën vonë.

Agjencia thotë se Rama nuk reagoi ndaj një kërkese të tyre për koment.

Por AP thekson se akuza ndaj Berishës erdhi pas një padie nga eksponenti i lartë socialist, Taulant Balla.

“Akuzat vijnë tre vjet pasi ministri i Brendshëm socialist, Taulant Balla, në atë kohë kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste në pushtet, dërgoi në prokurori një dosje me akuza kundër Malltezit dhe Berishës,” shkruan AP.

Kujtojmë se Berisha e ka akuzuar vazhdimisht Ballën për lidhje të forta me krimin e organizuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco