Lajmi i fundit

SYRI I BOTËS/ Me moderatore Dori Daka

Balliu nxjerr provat: Arben Kraja, hetues i verbër i regjimit komunist

Balliu nxjerr provat: Arben Kraja, hetues i verbër i regjimit komunist

10:52, 22/10/2023
A+ Aa A-

Nga Klevis Balliu

Për opozitarët e vërtetë, ngjarja e djeshme nuk bën habi, pasi kemi deklaruar prej kohësh që në Shqipëri po rivendoset regjimi hoxhist.

Hetuesi dhe prokurori i diktaturës, Arben Kraja, dhe kandidati për deputet i Partisë Komuniste në vitin 1992, rikthehet si hero i drejtësisë hoxhiste që shkërmoqi presidenti Berisha.

Ironia është se Kraja nuk bën ndonjë gjë ndryshe nga çfarë ka bërë gjatë diktaturës.

Edhe atëherë, si sot, kërkonte të izolonte qytetarët duke i marrë pasaportën, madje dhe i arrestonte

Historia fakton, se në çdo vend ku është vendosur diktatura, goditet kryetari i opozitës. 

Dje diktatura hoxhiste është rikthyer me fëmijët e përdhunuesve dhe vrasësve të shqiptarëve nga Kristaq Rama, Kasem Balla te Edi Çuçi. Ajo po bën pikërisht atë çka provat historike na kanë paralajmëruar, goditjen e kryetarit të opozitës.

Fati i shqiptarëve dhe fatkeqësia e regjimit është se ndryshe nga vende të tjera në histori, opozita nuk ka në plan të ndalojë apo të lëshojë pe kryetari i saj.

Në fund të kësaj beteje të opozitës për Shqipëri, do të triumfojnë dhe vendi do të çlirohet përfundimisht nga kthetrat e errëta të kanaleve hoxhiste.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco