Lajmi i fundit

SYRI I BOTËS/ Me moderatore Dori Daka

Kur drejtësia vepron me urdhër politik, edhe përgjigjja e popullit opozitar duhet të jetë politike

Kur drejtësia vepron me urdhër politik, edhe përgjigjja e popullit opozitar duhet të jetë politike

10:07, 22/10/2023
A+ Aa A-

Shqipëria ka hyrë de facto nën sundimin e një njeriu të vetëm, i cili kontrollon pushtetin ekzekutiv, legjislativin, drejtësinë dhe median.

Drejtësia e “reformuar” është kthyer në një vegël të shëmtuar të Edi Ramës dhe si e tillë ka rënë më poshtë, jo vetëm se drejtësia e mëparshme e kohës së pluralizmit, por edhe më poshtë se drejtësia e Enver Hoxhës.

Kjo drejtësi të arreston, më pas të sajojë provat dhe jo e anasjella siç do duhej të ishte.

Një drejtësi, që për afera korruptive të ekzekutuara me firmën e Edi Ramës dhe Erion Veliajt, siç janë inceneratorët, nuk bën dot arrestime edhe pse ka fakte, vepron pa fakte kur vjen puna për të goditur kundërshtarin politik.

Menjëherë pas arrestimit të paralajmëruar nga mediat pro-qeveritare dhe bodigardët mediatikë të Edi Ramës, të Jamarbër Malltezit, dhe urdhrit për bllokimin e pasaportës së liderit të opozitës, të njëjtat media, të njëjtët bodigardë mediatikë filluan të artikulojnë tezat, “kjo është çështje personale e Berishës dhe partia s’duhet të përzihet”.

Të frikësuar nga reagimi i opozitës së bashkuar dhe mbi 600 mijë mbështetësve të saj, megafonët tentojnë të fshehin qëllimin e Ramës për të zhdukur opozitën duke u munduar t’i japin karakter individual një urdhri politik.

Urdhër-arresti i lëshuar nga një prokurore e kapur kokë e këmbë nga Taulant Balla është mirëfillti dhe vetëm politik.

Në rast se nuk do ishte i tillë, arrestimi i Malltezit do duhej të bëhej pasi të ishte marrë në pyetje për çështjen. Gjë që rezulton se nuk është bërë.

Arrestimi është politik sepse prokuroria e bën arrestimin në mënyrë demonstrative në aeroport, kur dihet shumë mirë që Malltezi nuk po ikte nga Shqipëria, por po priste bashkëshorten në aeroport dhe do të kthehej sërish në shtëpi. Policia mund të shkonte në banesë dhe ta ndalonte.

Por urdhri ishte për të krijuar show-un që donte Rama dhe Balla.

Urdhri për pasaportën e Sali Berishës është gjithashtu politik.

Berisha është deputet i Parlamentit të Republikës, ai nuk ka asnjë pushtet në dorë dhe asnjë mundësi të prishë prova. Pse duhej të lëshohej ky urdhër?

Duhej për show dhe për të frikësuar mbështetësit e tij.

Nëse do ishte çështje jo politike, siç Edi Rama po përpiqet ta hedhë në publik nëpërmjet mediave dhe bodigardëve të tij, atëherë përse oficerët e policisë mësynë në selinë e Partisë Demokratike?

Urdhrin që të mos largohet nga Shqipëria e marrin automatikisht pikat e kalimit kufitar. Pse u desh të shkonin oficerët e policisë në seli ndërkohë që Berisha po mbante konferencë për mediat?

Përse u fikën dritat në gjithë vendin gjatë konferencës?

Të gjitha këto ndodhën me urdhër politik të Edi Ramës, e para për të krijuar show dhe e dyta për të frikësuar popullin opozitar.

Rama është sot më i frikësuar se kurrë, pasi dështoi të marrë peng opozitën nëpërmjet Lulzim Bashës, pasi nuk e zmbrapsi dot Berishën duke e shpall non-grata, pasi nuk e asgjësoi dot në zgjedhje edhe pse i mori simbolet e partisë dhe nuk e la të kishte emrin askund, ai vendos të dalë hapur me urdhra politikë.

Vendimet e SPAK-ut janë politike dhe përgjigjja e popullit opozitar duhet të jetë politike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco