'Kjo është tentativë për izolim të opozitës në tërësi, një goditje primitive ndaj saj'

'Kjo është tentativë për izolim të opozitës në tërësi, një goditje primitive ndaj saj'

10:02, 22/10/2023
A+ Aa A-

Nga Tritan Shehu

Mos u shqetësoni, Berisha nuk “arratiset”!

I tërhiqet “pasaporta” diplomatike ish-Presidentit, ish-Kryeministrit, deputetit, Kryetarit të opozitës.

Tentohet të izolohet Kryetari i opozitës, të goditet opozita vetë.

I hiqet e drejta e lëvizjes, e kontakteve politike kështu atij.

Pa asnjë vendim të Parlamentit, siç e kërkon Kushtetuta.

Për një çështje absurde, ku sidoqoftë ai nuk është as “aktor”.

Tentativë kjo për izolim të opozitës në tërësi, goditje primitive ndaj saj.

Ndodhira këto vetëm me regjimet diktatoriale në vendet më të errëta të botës.

Ndalohet si kriminel “me armë në dorë” në publik familjari i tij, për një çështje të pronës familjare.

Të shumë viteve me parë për të cilën mund të thirrej, komunikuar akuza e ndjekur normalisht si në çdo vend civil të globit.

Një show ky, që të kujton regjimin e kaluar kur njerëzit arrestoheshin në këto mënyra barbare për të terrorizuar popullin.

Që të bën të permendësh e të kuptosh se “historia” më e erret e këtij vendi mund të ripërsëritet për të gjithë, nqs njerëzit mendojnë “larg b… time”!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco