Lajmi i fundit

SYRI I BOTËS/ Me moderatore Dori Daka

Pas McGonigal, Rama përdor ish-hetuesin e sigurimit për të vrarë pluralizmin!

Pas McGonigal, Rama përdor ish-hetuesin e sigurimit për të vrarë pluralizmin!

09:42, 22/10/2023
A+ Aa A-

Nga Besart Xhaferri

Me arrestimin e Jamarbër Malltezit, Edi Rama kërkon të vrasë pluralizmin politik në Shqipëri dhe si kobure po përdor një ish hetues të regjimit si Arben Kraja, ish kandidat për deputet i Partisë së Punës.

Prokurorja tjetër Enkelejda Millonai njihet si investim i Taualant Ballës në drejtësinë e re, dhe u katapultua nga Elbasani në SPAK pasi kaloi vettingun në mënyrë të dyshimtë.

Ky arrestim vjen vetë dy ditë pasi opozita e bashkuar njoftoi nisjen aksionit opozitar në Parlament dhe rrugë.

Me masën e vendosur ndaj zotit Berisha u shkelmua një praktikë e konsoliduar e parlamentit të Shqipërisë, sipas së cilës prokuroria duhet të kërkojë leje nga Kuvendi, i cili duhet të japë autorizimin jo vetëm për arrestin, por dhe çdo lloj mase tjetër kufizimi të lirisë të çdo shtetasi shqiptar, që është deputet.

Pasi dështoi për të vrarë pluralizmin politik me McGonigal, me bandat, me krimin, tashmë Rama po përdor armën e fundit, SPAK-un që është kthyer në seksion të Partisë Socialiste.

Jamarbër Malltezi është arrestuar pa u thirrur asnjëherë në Prokurori.

Ky hetim ndaj Malltezit nisi me një padi të Taualant Ballës, një nga politikanët më të inkriminuar në vend, i vendosur nën hetim me vendim gjykate për masakrën e Bradasheshit dhe vrasjet në Elbasan.

Ky arrestim i SPAK është një pengesë në tentativë në aksionin tonë opozitar, por asgjë nuk do na ndalë në mbrojtjen e pluralizmit në vend.

Koha kur opozita burgosej ka perënduar dhe kushdo që përpiqet ta rikthejë do marrë përgjigjen e merituar!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco