Ndalimi i Malltezit: Gazetarja: Dje e sot komunistët dhunojnë të paprekshmen,  pronën private e pasuritë kombëtare

Ndalimi i Malltezit: Gazetarja: Dje e sot komunistët dhunojnë të paprekshmen, pronën private e pasuritë kombëtare

09:40, 22/10/2023
A+ Aa A-

Nga Alba Kepi/

Jamarbër Malltezi është nip i familjes Begeja e trashëgimtar i pronave të kësaj familje si nipër, mbesa e trashëgimtarë të familjeve të tjera tironse Begeja, Llagami, Alimehmeti, Vaqari, Saliaga, që kanë në pronësi tokën tek ish Kompleksi Partizani.

Ky dokument në shqip e Italisht i Mbretërisë Shqiptare, Oda e Tregtisë e datë 10 qershor 1942, dokumenton pronësinë e familjes Begeja e shkruan;

"Dëshmohet se firma "Magazina Nacionale Begeja" e regjistruar në këtë odë me numër.... e datë 15.07.1940, e themeluar më 1900 me formën juridike kolektive, ushtron tregtinë e manifakturës me shumicë e me pakicë."

Toka e këtyre magazinave është sot pronësi e trashëgimtarëve.

Prona ështę e shenjtë e vetëm komunistët dikur e neokomunistêt pasardhës të tyre sot, kryejnë krime të tilla ndaj pronarëve; i grabitën, i shpronësuan, i burgosën e i pushkatuan!

Dje e sot komunistët dhunojnë të paprekshmen; pronën private e pasuritë kombëtare!

P.S. Përdorimi i foto's është mbrojtur nga copy right. Çdo abuzim pa leje ka pasojë ligjore (Europiane).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco