‘Futën armë në kisha e çuan në litar ajkën e kombit’, Xhafka: Ndalimi i Malltezit është qepur kaq politikisht…

‘Futën armë në kisha e çuan në litar ajkën e kombit’, Xhafka: Ndalimi i Malltezit është qepur kaq politikisht…

08:23, 22/10/2023
A+ Aa A-

Nga Agim Xhafka

Ndalimi sot i Abi Malltezit është qepur kaq politikisht sa peri i kuq dallohet qysh dhjetra km larg.

Një arrestim i tillë mbi akuza boshe,mbushur me ajër dhe intrigë më sjell ndër mend Ulviun,hetuesin e atyre moteve kur qeverisnin prindërit e ministrave të sotëm. Kërkohej në Korçë të futej në burg Idrizi.

Nga që kishte prona e troje plot. Po si? E zgjidhi Ulviu.

Natën brenda kotecit të pulave hodhi një foto të Enverit. Të nesërmen me tre policë bastisi kotecin. Gjetën atje një Enver të dhjerë nga glasat e pulave. Kaq mjaftoi të futej në burg Idrizi si armik e t’i rrëmbehej pasuria. Më pas futën armë në kisha e çuan në litar ajkën e kombit.

Ama teneqexhinjtë bënë festë e qysh atëhere u bijen teneqeve si lajmëtare të dështimeve varg e vargan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco