Prishtinë, Albin Kurti pret sot 5-shen diplomatike

Prishtinë, Albin Kurti pret sot 5-shen diplomatike

07:52, 21/10/2023
A+ Aa A-

Prishtinë - Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të shtunën pret në takim përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, zëvendës Ndihmës Sekretarin e ShBA-së, Gabriel Escobar dhe këshilltarët e liderëve shtetërorë të Gjermanisë, Francës e Italisë.

“Takimi do të mbahet në ndërtesën e Qeverisë nga ora 10:00", thuhet në njoftim. Mediat mund të marrin pamje në oborrin e ndërtesës së Qeverisë.

Para vizitës së pesëshes diplomatike Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, kanë bërë thirrje të premten për zbatim të shpejtë dhe pa kushte të Marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, dhe që dy vendet t’i kthehen dialogut.

Pesë diplomatë euroamerikanë të vizitojnë Kosovën dhe Serbinë, në atë që po shihet si nisja e përpjekjeve për t’i ulur tensionet dhe për t’i rikthyer palët në tryezën e dialogut. 

Në fokus do të jetë situata në veri pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit e kërkesat për shtensionim, si dhe nxitja e palëve për ta zbatuar Marrëveshjen e Brukselit.

Një ditë para vizitës së diplomatëve perëndimorë, kryeministri Albin Kurti ka thënë se të shtunën do ta kuptojë kërkesën dhe atë që do të ofrojnë përfaqësuesit euro-amerikanë.

Në shkurt, në Bruksel Kosova dhe Serbia arritën dakordim për marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit. Në mars, në Ohër, u arrit edhe dakordimi për Aneksin e Zbatimit të kësaj marrëveshjeje. Pajtimi për të dyja marrëveshjet u arrit pa nënshkrime të palëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco