Burimi: Bashkimi i PD e ka nervozuar Ramën

Burimi: Bashkimi i PD e ka nervozuar Ramën

19:12, 19/10/2023
A+ Aa A-

Gazetari Genc Burimi ka treguar se bashkimi i Partisë Demokratike me në krye të grupit Gazmend Bardhin e ka nervozuar Ramën, pasi nuk do mund të  sulmojë më me ‘non gratën’.

Në një lidhje me Skype për Task Force me Sonila Meçon, Burimi u shpreh se Rama po e masakron demokracinë parlamentare të Shqipërisë.

"Braçe shkon deri aty ku i bën thirrje forcës publike të arrestojë deputetët. Ato imazhe që pash nga parlamenti i Shqipërisë janë imazhe që na trishtojnë sepse përjetojmë  një masakrim të demokracisë parlamentare dhe nuk është e hijshme. Sapo u larguan ndërkombëtarët kjo në vend që ta bënte Ramën më modest në qëndrimin  e tij dhe më kokulur me opozitën sepse pa të ai nuk mund ta çojë barkën e Shqipërisë deri në brigjet e Brukselit, ai bën të kundërtën, i tregon dhëmbët opozitës.  Është masakrim në tre pika. E para: kërkon që opozitës ti imponojë ai vetë se kujt grup parlamentar ato i takojnë.

Kjo është e paimagjinueshme. E dyta: ai kërkon po ashtu që opozitës ti mbyllë gojën kur bëhet fjala për komisionet hetimore parlamentare ku ndodhen në të gjithë botën dhe po ashtu edhe në SHBA vetë keni komisione hetimore lidhur me McGonigal , që lidhet me sigurinë e SHBA-ve, ashtu si në Shqiipëri do e justifikonte fare mirë një komision hetimor në lidhje me TIMS sepse është siguria e Shqipërisë. Kemi dhe një masakrim të opozitës kur shkon dhe e dëbon në mëmyrë integrale korpusin opozitar nga jeta parlamentare. Ky pushtet sot nuk po njeh me freh.

Rama e gjen fuqinë tek ndërkombëtarët  dhe tek ndërkombëtarët duhet goditur Rama sepse bashkimi me Bardhin  po e tremb shumë kampine  e Ramës. Deri tani çfarëdo që të ndodhte, edhe sikur Berisha të thoshte ‘po bije shi’ ai do ja kthente ‘qepe gojën ti nongrata’ . Tani me Bardhin ai nuk e ka më këtë lloj njolle tek mazhoranca. Me Bardhin sot mund të shkosh në Bruksel, në Uashington. Në çfarë vendi të botës ndodh kjo që të vendosësh se kush do të jetë opozita. Është e paimagjinueshme. Në këtë rast ne le ta mbyllim demokracinë, të bëjmë regjim si në Kazakistan, Kirgikistan, Turkmenkistan etj."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco