Java III - Studentët e Mjekësisë fillojnë sërish protestën kundër punës së detyruar

Java III - Studentët e Mjekësisë fillojnë sërish protestën kundër punës së detyruar

10:11, 18/10/2023
A+ Aa A-

"Mjekësia bojkoton! Mjekësia bojkoton!"

Me të tilla thirrje, studentët e Fakultetit të Mjekësisë janë bashkuar sot sërish në javën e tretë të protestave duke bojkotuar mësimin dhe protestuar kundër kontratës për punë të detyruar në Shqipëri në përfundim të studimeve. 

Studentët janë nisur nga Fakulteti i Mjekësisë dhe kanë mbushur Rrugën e Dibrës drejt qendrës së Tiranës, të shoqëruar nga forca të Policisë. Marshimi i studentëve bëhet me ndalesa në kryqëzimet rrugore, pa i ndalur thirrjet. Ata theksojnë se nuk pranojnë të firmosin kontratën për qëndrim të detyruar në Shqipëri dhe as të paguajnë tarifën-gjobë që ka përllogaritur qeveria në këtë rast si kosto e studimeve të tyre.

Studentët duket se janë duke u drejtuar për tek Ministria e Arsimit dhe konkretisht, për të kërkuar takim me Zv.ministren e Arsimit Albana Tolen, e cila e ka mbrojtur me forcë kontratën e punës së detyruar për ta. Deri më sot, as ministrja Manastirliu dhe as Zv.ministrja Tole nuk kanë pranuar të takohen me të rinjtë protestues.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco