Kërcënimi i Macron për Kosovën/ Bashkurti: Deklaratë ambige e qëllimshme! Pasojat shumë të mëdha

21:19, 17/10/2023
A+ Aa A-

I ftuar në A Show me Adi Krastën në SYRI TV, ekspertin e marrëdhënieve ndërkombëtare Lisen Bashkurti, për të folur për kërcënimin e presidentit francez Emmanuel Macron për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.

Bashkurti theksoi se deklaratat e tilla qëndrojnë në ajer sepse nuk respektojnë as vetë traditën e shkollës franceze.

Sipas eksperit, në këto rrethana një deklaratë e tillë mund të jetë një lajthitje ose një është bërë ambige me qëllim nga ana e Francës, pra një lojë diplomatike që nuk shkon për nivel kryetar shtetesh.

‘Për mua është më shumë një deklaratë ambige e qëllimshme për të krijuar në të njëjtën periudhë presion dhe shantazh mbi më të dobëtin dhe ledhatime dhe përkëdhelje për më të fuqishmin. Këto llo lajthitjesh janë krejt jashtë kohës dhe me probleme dhe pasoja shumë të mëdha’, u shpreh Bashkurti.

Bashkurti: Deklaratat e tilla qëndrojnë në ajer sepse nuk respektojnë as vetë traditën e shkollës franceze. Kardinali Reshelie thoshte që diplomacia është arkivë, memorie është vazhdimësi dhe mbi këto parime ndërtoi Ministrinë e Punëve të Jashtme shërbimin diplomatik modern francez që përbën një nga themelet e diplomacisë bashkohore moderne.

Në rastin konkret ai është një deklaratë jashtë arkivës sepse procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën ka kaluar një rrugë të gjatë ku janë involvuar tre institucionet themelore që ka BE, Komisioni Europian, Parlamenti Europian dhe Këshilli Europian të cilat e kanë miratuar me konsensus liberalizimin e vizave për Kosovën. Në këto rrethana një deklaratë e tillë ose është lajthitje ose është bërë ambige me qëllim për të bërë qejfin, me idenë që ty po të bëj presion dhe atij po i bëj lëshim në mënyrë që nesër atij ti bëj presion dhe ty të bëj lëshim.

Janë disa lojëra diplomatike që nuk shkojnë për nivel kryetar shtetesh.

Për mua është më shumë një deklaratë ambige e qëllimshme për të krijuar në të njëjtën periudhë presion dhe shantazh mbi më të dobëtin dhe ledhatime dhe përkëdhelje për më të fuqishmin.

Këto llo lajthitjesh janë krejt jashtë kohës dhe me probleme dhe pasoja shumë të mëdha./ A. Zeneli/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco