SYRI TV/ Macron: Mbështesim integrimin e Shqipërisë, vendi juaj është ankoruar në Europë

17:38, 17/10/2023
A+ Aa A-

Gjatë vizitës zyrtare në Tiranë, Presidenti francez, Emanuel Macron  shorehu mbështetjen për integrimin e vendit por deklaroi se data e antarësimit do të vendoset në bazë të meritës. Macron iu kundërpërgj edhe kritikave të kryeministrit Edi Rama, I cili u shpreh se është cmenduri që vendet e BE,  të kenë të njëjtën  barazi në vendimmarrje.

SYRI TV

Nga Tirana, Presidenti Emanuel Macron premtoi mbështetjen e  Francës për integrimin e Shqipërisë në BE por duke mos dhënë një datë konkrete për anëtarësimin, që do të  varet nga progresi I reformave. Presidenti francez, I bëri deklaratat gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama. 

Vendi juaj është i ankoruar në Europë, jo vetëm në këtë zonë ku donin t’iu mbyllnin shumë herë, por edhe në Mesdheun tonë, pra në zemër të kontinentit tonë. Në vitin 2022 ju shënuat një etapë të rëndësishme me konferencën e parë ndërqeveritare, që shënjoi këtë rrugë të pakthyeshme të Shqipërisë në BE. Jemi një vend dhe një popull që e dëshironte Europën, kjo është thelbësorja, për këtë kohë të ribashkimit.Data nuk ka kuptim. Kjo shkon bashkë me progresin e vendit, bazohet në meritë. Ditën kur një vend të ecë më shpejt të transformohet nga krizat rajonale, ndoshta. Pra data e prerë është kundër kësaj fryme.

Edhe ne krah te Macron, Rama nuk i kurseu kritikat per Bashkimin Europian duke kundershtuar barazine unanime  ne union përmes batutave dhe ironizimeve.

Por e menjehershme ishte kundërpergjigjia e Presidentit Francez I cili  kujtoi që në  Bashkimin Europian te gjitha vendet jane te barabarta.

Në momentin kur uleni rreth tavolinës, nuk ka më gjyshër e niper, ka të barabartë. Askush nuk mund të thotë, unë e di.  Europa është një transferim sovranitetesh që e kemi zgjedhur vetë. Vendosim në mënyrë sovrane, heqim dorë nga disa kompetenca me dëshirën tonë, është një zgjedhje e vështirë, në vendet që kanë totalitarizëm. Europa është si Moska, kurrë mos e thoni këtë, e keni zgjedhur ju Brukselin në mënyrë sovrane.

Pas konferencës për shtyp, Kryeminstri  Rama dhe Presidenti Macron vizituan vilën e ish  diktatorit Enver Hoxha,  e cila përmes marrëveshjes me fondacionin francez do të kthehet në një hapësirë për artistët.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco