Paloka-Ramës: Çfarë kishte historike kjo ditë?! Në histori do hysh si këlysh i Serbisë

Paloka-Ramës: Çfarë kishte historike kjo ditë?! Në histori do hysh si këlysh i Serbisë

19:35, 16/10/2023
A+ Aa A-

Deputeti demokrat, Edi Paloka reagoi pasi kryeministri Edi Rama tha se samiti i sotëm në Tiranë ishte historik.

“E ka me merak të madh të bëjë diçka “historike” dhe ky!

Se çfarë kishte “historike” tek kjo mbledhja e sotme, këtë mund ta kuptojë vetëm një mendje “gjeniale” si e liderit global!!!

Historike është përmbysja e komunizmit.

Historike është anëtarësimi i Shqipërisë në NATO.

Historike është liberalizimi i vizave.

Historike do jetë dita e anëtarësimit në BE…

Po kjo e sotmja çfarë kishte historike, apo që ishte ditë me diell?!

Po ti Edvin mos e mbaj atë merak se do hysh në histori. Do hysh si këlysh i Serbisë e tradhtar i interesave të shqiptarëve,” shkruan Paloka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco