VIDEO/ Deputetët e PD braktisin komisionet parlamentare, Çupi: Mazhoranca nuk do zë kundër

15:45, 16/10/2023
A+ Aa A-

Pas vendimeve të mazhorancës socialiste për përjashtimin e deputetëve të opozitës, për rrëzimin e komisioneve hetimore, si dhe mos ndryshimin e përbërjes së komisionit të reformës zgjedhore, deputetët demokrat kanë braktisur punimet e komisioneve parlamentare. Këtë të hënë, deputetët Dhurata Çupi dhe Saimir Korreshi mes debateve me deputetët socialiste lanë mbledhjen e komisionit të ligjeve si dhe dënuan sjelljen e mazhorancës gjatë punimeve të kuvendit.

Nga SYRI TV

Partia Demokratike kanë braktisur komisionet Parlamentare, pas vendimeve të mazhorancës socialiste e cila përjashtoi 8 deputetë të opozitë për 10 ditë nga punimet e Kuvendit, si dhe rrëzoi ngritjen e komisioneve hetimore dhe atë të ndryshimit të përbërjes së komisionit të reformës zgjedhor.

Mes debateve, deputetët Dhurata Çupi dhe Saimir Korreshi kanë braktisur mbledhjen e Komisionit të ligjeve, duke dënuar dhe kundërshtuar mënyrat që mazhoranca përdor ndaj opozitës gjatë seancave plenare.

Diskutimet u shtynë edhe në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese për shkak se deputetët e opozitës vendoset që mos të merrnin pjesë në këtë mbledhje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco