Lajmi i fundit

LIVE/ Tiranë, protestë kundër masakrave në Palestinë

Burimi: Vendet e Procesit të Berlinit duhet të kuptojnë se, sa kohë Serbia nuk njeh Kosovën, rajoni s’do gjejë qetësi

Burimi: Vendet e Procesit të Berlinit duhet të kuptojnë se, sa kohë Serbia nuk njeh Kosovën, rajoni s’do gjejë qetësi

10:07, 16/10/2023
A+ Aa A-

Samiti i Procesit të Berlinit, që do të zhvillohet në Tiranë në 16 tetor, është i dhjeti në serinë e samiteve të tilla dhe i pari në rajonin e Ballkanit Perëndimor, në një vend jo anëtar të BE.

Samiti i Procesit të Berlinit i cili mbahet për herë të parë në rajon dhe konkretisht në Tiranë, do të bëjë bashkë të gjithë liderët e vendeve të Ballkanit, të shteteve anëtare të Bashkimit Europian dhe përfaqësuesit më të lartë të BE-së.

Për analistin Genc Burimi, i cili ishte i ftuar në studiuon e lajmeve në "Ora News", kjo është një mundësi që duhet të shfrytëzohet nga Shqipëria si mekanizëm për integrimin e saj në Bashkimin Evropian.

“Ky proces është parashikuar që të përfitojnë të 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, jo vetëm për Shqipërinë. Sepse Procesi i Berlinit nuk mund të jetë një qëllim në vetvete, por një mjet për arritjen e një qëllimi më të madh, por kurrsesi një qëllim në vetvete, pasi në këtë rast do të qëndronim tek “Open Ballkan”. Në këto 6 vende të Ballkanit, Shqipëria është i vetmi vend që nuk ka trazira etnike.

Problemi fallco që kërkon ta ngrejë Greqia sot që është çështja “Beleri”, është problem politik, por kurrsesi një problem etnik.

Po bëhen 10 vite, dhe sa më shumë kalon koha, aq më keq bëhet. Ashtu si problemet e fundit që ka Kosova me Serbinë, ashtu edhe Greqia vjen me një çështje si ajo Beleri, pra janë probleme që nuk ishin para 1 viti.

“Open Ballkan” tashmë është nxjerrë jashtë loje dhe është Procesi i Berlinit që e ka marrë në dorë këtë proces.

“Open Ballkan” u pa nsi një nismë për të bashkuar shqiptarët me serbët dhe u vërtetua se me Vuçiçin nuk pritet asgjë e hajrit, pasi ai u shfaq sa me Evropën ashtu edhe me Serbinë.

Të gjithë faktorët ndërkombëtarë harruan se nuk mund të ketë asnjëherë stabilitet në rajon për aq kohë sa Serbia nuk do të njohë krimet e luftës dhe pavarësinë e Kosovës, dhe sa kohë kjo nuk do të ndodhë edhe ky proces i Berlinit do të jetë një proces fallto”, theksoi në analizën e tij Genc Burimi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco