VIDEO/ Berisha: Rama është pasardhës i denjë i etërve të tij!

15:20, 14/10/2023
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, publikoi një mesazh nga fjala e tij dje, duke theksuar se ‘Edi Rama është pasardhës i denjë i etërve të tij’.

“Atentati që Edi Rama i bëri parlamentarizmit, pikërisht në ditën e ekzekutimit të opozitës shqiptare në vitet ‘46.

Pikërisht atë ditë zgjodhi të votojë në mënyrë totalitare, të votojë në mënyrën më antidemokratike, për t’i emëruar opozitës përfaqësuesin që ai do.

Me këtë akt të shëmtuar, Edi Rama pasi ka grabitur dhe plaçkitur qindra, mijëra vota, tregon se edhe ata 620 mijë që votuan kundër tij, është i gatshëm të shkelmojë mbi votat e tyre dhe të mos njohë përfaqësitë e këtyre votave në parlament.

Është i gatshëm të përdorë pseudo-opozitën për qëllimet e veta dhe është i vendosur të bëjë gjithçka për një sistem qeverisje të bazuar mbi bandat, drogën dhe krimin,” tha Berisha në konferencën për shtyp dje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco