Ursula von der Leyen takohet nesër me Begajn dhe Ramën. Në fokus të takimeve procesi i integrimit

Ursula von der Leyen takohet nesër me Begajn dhe Ramën. Në fokus të takimeve procesi i integrimit

14:47, 14/10/2023
A+ Aa A-

Të dielën pasdite, më 15 tetor, Presidentja e Komisionit Europuan, Ursula von der Leyen do të takohet me Presidentin e vendit Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama për të diskutuar mbi procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Pas takimit, von der Leyen dhe kryeministri Rama do të mbajnë një konferencë për shtyp në orën 17:30. 

Të hënën, presidentja von der Leyen do t'i bashkohet Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Verhelyi, për të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit.

Samiti do të mbledhë së bashku krerët e shteteve ose qeverive nga Ballkani Perëndimor.

Samiti është një mundësi për të diskutuar me liderët rajonalë mbi Planin e ri të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, aktualisht në përgatitje nga Komisioni, i cili synon të sjellë disa nga përfitimet e anëtarësimit në BE për njerëzit e Ballkanit Perëndimor tashmë, përmes integrimit në tregun e vetëm, bashkëpunimit ekonomik rajonal dhe përshpejtimit të reformave themelore dhe rritjen e mbështetjes financiare.

Plani do të plotësojë mbështetjen e ofruar tashmë në kuadër të Planit Ekonomik dhe Investimeve të BE-së prej 30 miliardë eurosh të nisur në vitin 2020, i cili deri më tani ka mobilizuar 16 miliardë euro në investime për projekte kryesore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco