Berisha bisedon me Rainer Zitelmann: Shqipëria po përjeton mobokracinë -sundimin e Mafias

Berisha bisedon me Rainer Zitelmann: Shqipëria po përjeton mobokracinë -sundimin e Mafias

12:47, 14/10/2023
A+ Aa A-

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka pasur një takim me personalitetin e njohur gjerman, Rainer Zitelmann. Se çfarë bisedoi me z. Zitelman, Berisha ka dashur t’ua rrëfejë vetë me detaje, miqve të tij në rrjetet sociale:

"Dje, me kënaqësi të veçantë, prita në zyrë gazetarin dhe autorin konservator gjerman të shumë librave, Rainer Zitelmann, - shkruan kreu i opozitës. - Me z. Zitelmann shkëmbyem, jo vetëm kujtimet e viteve të diktaturës, kur ai si një i ri ndiqte programet e Radio Tiranës, ndërsa unë radiot e huaja, por folëm edhe për të ardhmen e rajonit dhe Europës.

I interesuar për Shqipërinë aktuale, dhe se si vendi ynë do të projektohet në dekadat e ardhshme, i thashë mikut gjerman se Shqipëria po përjeton atë që Samuel Huntington quan ‘mobocracy’, pra sundimi i Mafias.

Theksova gjatë bisedës edhe mesazhin e një fjalimi tim në parlament në vitin 2013, ku paralajmëroja Edi Ramën se ai kishte marrë amnistinë popullore për lidhjet e tij me botën kriminale gjatë kohës si kryebashkiak, por ishte koha që t’i ndërpriste këto lidhje, për të mirën e vet dhe të popullit shqiptar. Nuk e ka bërë këtë. Përkundrazi përdori të gjithë pushtetin për konsolidimin e këtyre lidhjeve nga Shqipëria në Meksikë. Pranova me mirënjohje dhuratën e z. Zitelmann librin “Në mbrojtje të Kapitalizimit’ botim i sh.b. Onufri."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco