Problemi me parkimin në Tiranë/ PL: Filloi që kur u themelua instuticioni 'Tirana Parking'!

Problemi me parkimin në Tiranë/ PL: Filloi që kur u themelua instuticioni 'Tirana Parking'!

12:24, 14/10/2023
A+ Aa A-

Anëtarja e këshillit bashkiak të Partisë së Lirisë në bashkinë e Tiranës, Eriona Bixha, në një deklaratë për media ka trajtuar çështjen e hapësirave të parkimit në kryeqytet i cili është një nga problemet kryesore për qytetarët.

Sipas PL-së që prej vitit të parë kur u themelua institucioni 'Tirana Parking' numri i vendeve të parkingut publik filloi në rënie çdo vit. 

Deklarata e plotë për mediat e anëtares së këshillit bashkiak të Partisë së Lirisë në Bashkinë e Tiranës, Erion Bixha

Hapësira e parkimit në Tiranë është një nga problemet kryesore për qytetarët. Territori i Bashkisë Tiranë është duke u zhvilluar çdo ditë, ku me qindra metra katror ndërtohet në kryeqytet duke e 
kthyer trafikun dhe parkimin në një mankth për qytetarët. Sipas statistikave  vetëm 1% e makinave në Tiranë mund të gjejnë vend parkingu publik falas. 

Që prej vitit të parë kur u themelua instuticioni “Tirana Parking”, numri i vendeve të parkingut të lirë publik filloi në rënie çdo vit. 

Karta e Rezidentit nuk i permbush nevojat e qytetarëve për të parkuar aty ku ata banojnë apo janë rezident. 

Problemi me parkimin filloi me “zaptimin” e qytetit nga kullat e shumta dhe të larta. Me evuoluimin e qytetit, ndërtimet pa kriter dhe zënia e hapsirave publike  përshkallzojnë problemin çdo ditë e më shumë duke ngushtuar hapësirat publike. 

Ekspertë të fushës si sindikata e arkitektëve, vazhdimisht këmbëngulin për lënien e hapësirave të nevojshme mes pallateve apo objekteve të ndryshme, si një mundësi shfrytëzimi për parkimin e rezidentëve.

Pikerisht, kjo situatë bën që qytetarët çdo ditë e më shumë të përballen me gjobat e shumta të vendosura nga Policia Bashkiake. Banorët e kryeqytetit për shkak të mungesës së hapësirës për parkimin falas për rezidentët, detyrohen të parkojnë në rrugët që i nënshtrohen sistemit të tarifimit të cilët duke mos kryer pagesën në kohën e duhur dhe sipas mënyrës së duhur, gjobiten nga Policia Bashkiake. 

Një tjetër problematikë e hasur është edhe mungesa e sinjalistikës apo dobësimi i sinjalistikës me kalimin e kohës duke mos e bërë të qartë për qytetarët nëse një hapësirë boshe është apo jo hapësirë parkimi për rezidentët. Në pjesën më të madhe të rrugëve, vijat e bardha që tregojnë hapësirën e parkimit për rezidentët janë fshirë totalisht. 

Në mungesë të një vend parkimi të garantuar, kërkimi për orë të tëra për një vend parkimi përveç lodhjes mendore dhe fizike që përballen qytetarët, ka edhe një kosto të lartë shpenzimi duke patur në konsideratë çmimin e lartë të karburantit, amortizimit që i ndodh automjetit si dhe 
parkimin në vende parkimi privat kundrejt tarifave të larta.

Nga kërkimet e kryera, deri me tani kemi konstatuar abuzime nga ana e instuticionit të Tirana Parking në dhënien e Kartës së Rezidentit automjeteve të subjekteve juridike në kundërshtim me nenin 12 të Rregullores së Rezidentit. 

Në këtë mënyrë, ka raste ku një person mund të ketë 2 Karta Rezidenti, një të automjetit të tij personal dhe një të automjetit të punës. 

Së fundmi, ekziston edhe një “paragjykim” në Rregulloren e Rezidenit, ku një familje i jepen maksimumi 2 Karta Rezidenti duke mos plotësuar nevojat që familjet mund të kenë për parkim, në varësi të numrit të pjestarëve dhe automjeteve që disponojnë. 

Ndaj, Bashkia e Tiranës, me në krye kryetarin e saj të papërgjegjshëm dhe gënjeshtar, ka detyrë të marrë masa dhe t'iu përgjigjet qytetarëve me shërbime konkrete dhe efikase, të zgjidhë sa më shpejt këtë "gangrenë" duke marrë edhe shembuj të kryeqyteteve europiane, të cilët edhe pse me një numër shumë më të madh banorësh dhe automjetesh e kanë sistemuar këtë problematikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco