Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Xhaferri: Rama i ‘vendos’ SHISH nga pas Albin Kurtit!

Xhaferri: Rama i ‘vendos’ SHISH nga pas Albin Kurtit!

20:51, 13/10/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Besart Xhaferri ka reaguar pas publikimit të fotos në stadiumin Air Albania, ku duket ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Zvelça, kryeministri Albin Kurti dhe djali i heroit Lulzim Jashari, të cilët kanë ‘mbi kokë’ drejtuesen e SHISH Vlora Hyseni.

Sipas Xhaferrit, ‘kryeministri Edi Rama nuk denjoi që dje ta shikonte ndeshjen e kombëtare me çekinë në tribunë më Albin Kurtin, por nuk denjoi që nga pas ti vendoste atij Shërbimin Informativ Kombëtar’.

‘Vlora Hyseni ka qenë drejtuese e Asgjencisë Kombëtare të Inteligjencës në Kosovë, por u pushua nga puna nga Kurti dhe Osmani për lidhje të papërshtatshme më Shërbimin Sekret të Serbisë’, shkruan Xhaferri.

Postimi i plotë:

Rama i “vendos” SHISH nga pas Albin Kurtit!

Kryeministri Edi Rama nuk denjoi që dje ta shikonte ndeshjen e kombëtare me çekinë në tribunë më Albin Kurtin, por nuk denjoi që nga pas ti vendoste atij Shërbimin Informativ Kombëtar.

Siç duket në foto ku dallohen qartë, Albin Kurti, Xhelal Zveçla dhe Lulzim Jashari, aty nga pas është edhe Vlora Hyseni, drejtuesja e SHISH, e cila ndoshta po “monitoron” Kurtin.

Vlora Hyseni ka qenë drejtuese e Asgjencisë Kombëtare të Inteligjencës në Kosovë, por u pushua nga puna nga Kurti dhe Osmani për lidhje të papërshtatshme më Shërbimin Sekret të Serbisë.

Këto lidhje të papërshtatshme mesa duket i mundësuan katapultimin në krye të SHISH, Vlora Hysenit, një prej njerëzve të besuar të rrethit të Edi Ramës.

Përtej këtyre detajeve, sjellja e Edi Ramës, meriton përçmim nga çdo shqiptar i ndershëm e patriot.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco