Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Nuk mund të mungonte as kjo/ FSHF falenderon Taulantin që ka bërë punën për të cilën paguhet

Nuk mund të mungonte as kjo/ FSHF falenderon Taulantin që ka bërë punën për të cilën paguhet

19:50, 13/10/2023
A+ Aa A-

Nuk mund të kalonte fitorja e Kombëtares së Futbollit pa përlyerjen e politikës.

Përveç fotove që politikanët bëjnë me futbollistët e kombëtares, duke përdorur suksesin dhe pastërtinë e tyre për të kuruar imazhin e nxirë përsonal, ku një ndër ta është edhe Taulant Balla. Këtë herë ka ndodhur diçka më qesharake aq.. Federata Shqiptare e Futbollit organizon një takim falenderues me Ministrin e Brendshëm për ta falenderuar që ka bërë detyrën për të cilën paguhet nga taksat e shqiptarëve, garantimin e rendit dhe sigurisë për ndeshjen Shqipëri – Çeki, e luajtur në Arenën Kombëtare “Air Albania”.

Falenderimi i FSHF për Taulantin:

Ndeshja e kualifikueseve të Euro 2024, Shqipëri-Çeki ishte një festë e vërtetë për të shqiptarët që shijuan një 90-minutësh fantastik, jo vetëm në fushën e lojës me atë fitore të madhe 3-0, edhe jashtë fushe.

Pas masave të marra nga FSHF, Ministria e Brendshme, Policia e Shtetit dhe të gjitha institucioneve të përfshira në organizimin e kësaj ndeshjeje, çdo gjë shkoi mirë dhe nuk u regjistruan incidente.

Federata Shqiptare e Futbollit falënderon veçanërisht Ministrin e Brendshëm, Taulant Balla dhe Policinë e Shtetit për punën e tyre të shkëlqyer dhe masat e marra para, gjatë dhe pas ndeshjes Shqipëri-Çeki.

Përmes një koordinimi të vazhdueshëm e një bashkëpunimi të ngushtë në javët e fundit mes palëve, u bë e mundur që të mos përsëriteshin problematikat e ndeshjeve të kaluara dhe të eliminohen incidentet, që mund të penalizonin Kombëtaren.

 

Kjo eksperiencë pozitive do të jetë mjaft e vlefshme në të ardhmen që përmes një koordinimi të tillë të mund të kemi organizim ndeshjesh model.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco