Çollaku: SPAK ka frikë të hetojë Veliajn, ai është pjesë e vjedhjes me inceneratorët

Çollaku: SPAK ka frikë të hetojë Veliajn, ai është pjesë e vjedhjes me inceneratorët

18:58, 13/10/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin Syri Digjital me moderatorin Bled Marku për të komentuar zhvillimet e fundit të drejtësisë ishte gazetari, Basir Çollaku.

Çollaku është shprehur se në dosjet me të cilët është i implikuar ish zv-kryeministri AHmetaj janë shumë funksionar të lartë të pushtetit që shkon deri te zyra e Edi Ramës.

Ajo që u paralajmëruar më herët nga drejtuesi i SPAK në lidhje me ish zvkryeministrin ahmetajn une prita se drejtësia do të hetonte me thellë në dosjen e inceneratorëve pasi aty ka shumë persona nga qeveria që janë përfshirë në këtë vjedhje të madhe dhe jo të merrej me pjekjen e bukëve.

Ka një lloj tendence që SPAK po merr vendin e ILDKP sigurisht që nuk duhet të shkojmë të mbivendosje dhe duhet të hetohet kjo dosje pasi pritshmëritë janë shumë të mëdha.

Dosja Buka ka qenë një dosje e më hershme në prokurorinë e Tiranës ku në Shkallën e Parë është pushuar dhe Gjykata e Apelit ka kërkuar që të rikthen hetimet.

Vë re në momentet e deri tanishme ka një lloj ngërçi  në dojet që lidhen me Ahmetajn pasi aty janë shumë zyrtarë të përfshirë pasi në dosjen e privatizimit janë të implikuar kryetari i Bashkisë Tiranë që shkon zinxhir deri në Kryeministri. Kryetari i bashkisë së Tiranës është i përfshirë me firmë në vjedhjen e inceneratorëve dhe sa herë hetimi shkon deri te dera e Veliat prokurorët i kthejnë shpinën këtij hetimi dhe nuk  merren me këtë funksionar . Sa herë shkon emri i Veliajt prokurorët kanë frikë dhe nuk e hetojnë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco