Surroi: Fjalimi i turpshëm i Ramës për Kosovën, pa dobi për Procesin e Berlinit

Surroi: Fjalimi i turpshëm i Ramës për Kosovën, pa dobi për Procesin e Berlinit

14:04, 13/10/2023
A+ Aa A-

Politikani dhe publicisti i mirënjohur nga Kosova, Veton Surroi, e ka kritikuar dhe zhvlerësuar, qëndrimin e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës, ndaj Kosovës dhe qeverisë së saj, duke marrë shkas nga fjalimi i Ramës në parlament dje, pikërisht ditën e votimit të një rezolute për Kosovën.

Në një shënim në anglisht në rrjetin X, z. Surroi vuri në dukje se “nga gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria ishte më e shkëputura në sfidat e identitetit të shtetësisë."

"Kryeministri Rama në fjalimin e tij 90- minutësh të fajësimit dhe turpit, - shkroi ai, - i tregoi Kosovës çfarë të bëjë në negociatat me Serbinë; si të ndihej për Gjykatën e Hagës, UÇK-në dhe politikanët e tyre. Ky fjalim e radhiti Shqipërinë me të tjerët. I padobishëm për Procesin e Berlinit”, doli në konkluzion, Surroi.

Fjalimi i Edi Ramës në Kuvend dje mbi Kosovën u kritikua ashpër nga forcat opozitare në Shqipëri. 

Kujtojmë se jo më larg se tri ditë, më 16 tetor, Procesi i Berlinit vjen për herë të parë në rajonin e Ballkanit dhe pikërisht në Tiranë, ku do të zhvillohet takimi i radhës i nivelit të lartë; qëllimi i Procesit të Berlinit është thellimi i integrimit rajonal dhe udhëheqja e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Evropian.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco