Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Shqipëria narko-shtet: Filiberto Zaratti kërkon interpelancë me Melonin

Inagurohet ’ Tech Park Prishtina’, Kurti: Sektori privat e publik duhet të kuptojnë rëndësinë e këtij parku

Inagurohet ’ Tech Park Prishtina’, Kurti: Sektori privat e publik duhet të kuptojnë rëndësinë e këtij parku

13:41, 12/10/2023
A+ Aa A-

Kosovë- Sot kryeministri Albin Kurti ka inaguruar Parkun Teknologjik ’ Tech Park Prishtina’ .

Ky park synon të ndikojë tek kompanitë e TIK-ut startup-et e maturuara, profesionistët, studentët e TIK-ut dhe institucionet e hulumtimit.

“Parku Teknologjik ‘Tech Park Prishtina’ është një rezultat i punës së Ministrisë së Ekonomisë dhe po investohen 1.2 milion euro dhe ka mundësuar investimin me mbi 4 mijë metra hapësirë. Investimi në këtë park tregon përkushtimin tonë si qeveri. Ky investim nuk ka të bëjë vetëm për këtë hapësirë, por për rininë tonë dhe të ardhmen tonë. Në këtë rrugëtim është me rëndësi që sektori privat e publik ta kuptojnë rëndësinë që ofron ky park”, deklaroi Kurti gjatë fjalës së tij.

Më tej kryeministri i Kosovës shtoi se përveç këtij parku po investohet së bashku me qeverinë gjermane edhe në trajnime të inovacionit në Prizeren.

“Përmes MINT-it po investohen tetë milionë euro, ndërsa Qeveria gjermane po investon pesë milionë euro”, deklaroi  Kurti.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco