Lajmi i fundit

Vdes në Zvërnec një turiste gjermane

Mbron Thaçin me të cilin tentuan ndarjen e Kosovës/ Rama lajthit: Shyqyr që vdiq Rugova që të mos shihte rrjetet sociale

11:58, 12/10/2023
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama mbajti një fjalim të gjatë alla-Fidel Kastro në Kuvend. Ai vendosi të mbrojë me zjarr Hashim Thaçin, me të cilin pati tentuar ndarjen e Kosovës. Madje Rama tha se politika shqiptare e urren Thaçin.

“Po pse se keni nxjerrë njëherë një fjalë gojë, qoftë edhe ta lani për atë dramë që nuk luhet vetëm për Thaçin e luftëtarët e UÇK-së, por mbi pastërtinë e flamurit të Kosovës por edhe për figurën e Kosovës në sytë e botës. A ka mundësi vërtet të mos e kuptoni se ata të Kosovës e kuptojnë, se nesër Kosova mund t’i ketë shigjeta në fytyrë jo vetëm nga Gjykata e Hagës, por nga palë nga shtete, jo njëjtë me tonat, të cilët do thonë se Gjykata provoi se ai shtet ka lindur nga krimet kundër njerëzimit. O Zot, vetëm mendimi se mund të dalë Gjykata e Hagës për t’u kthyer në argument për ta ndalur progresin e Kosovës duhet të na lërë pa gjumë. Arsyeja e braktisjes ulëritëse të atyre në Hagë, në fakt si të gjitha arsyet e zvarritjeve të shqiptareve në historinë e tyre është një tjetër sa banale aq edhe koherente. Me gjithë thelbin e qorrbelasë politike që na përndjek, urrejtja e Hashim Thaçin si fitimtar i luftës dhe të fitonte paqen,” tha Rama.

Përgjatë gjithë fjalimit, Rama lëshoi tërbimin e tij ndaj medieve sociale, të cilat nuk i kontrollon.

Kjo për shkak se në mediat sociale ka shpërthyer një zemërim i madh ndaj qëndrimeve të rënda të Edi Ramës për çështjen e Kosovës.

Madje kaq shumë doli jashtë kontrollit Rama, sa në një pikë tha se ‘shyqyr që Ibrahim Rugova ka vdekur, se do të shihte videot në rrjetet sociale’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco