Boçi: Bulqiza është një mini-shqipëri e vogël, fitoret së pari kalojnë nga baza e PD-s

16:26, 07/05/2024
A+ Aa A-

 

Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi i cili ishte në takim me demokratët e Bulqizës është shprehur se Bulqiza është si një minishqipëri e vogël ku i gjen të gjitha pjesët përbërëse të saj që nga mikëpritja deri të hallet e shumta.

Boçi ka theksuar se sot nuk është koha të themi disa fjalë të bukura dhe të largohemi por sot është koha që të lidhemi fort njëri me tjetrin aspi fitorja së pari kalon nga baza e PD.

"Rradhë kam ardhur në Bulqizë dhe nis dikush do më kërkonte ta përkufizoja se si ësktë Bulqiza do të thoja si një lloj minishqipërie. Bulqiza është me një relievë të ashpër por tmerrësisht e bukur kur vjen në Bulqizë, me një nëntokë të pasur por me qytetarë të varfër, me njerëz të mirë dhe mikëpritës por të vjedhur nga qeveria.

Sot nuk kemi ardhur për të ju treguar juve se si është politika dhe si duhet bërë ajo, pasi atë realisht e bëni çdo ditë në takimet tuaja, dhe e kulmoni ndonjëherë më mirë se sa ne.

Nuk kemi ardhur për të ju treguar më fjalë të bukura se si arrihen fitoret politike sepse në çdo rast ata kanë pasur në bazën e tyre sakrificën angazhimin dhe mundin e çdo demokrati nga Bulqiza dhe nga Shqipëria.

Sot kemi ardhur në familjen tonë të madhe për të ndarë sëbashku idealet tona dhe bindjet tona, të vërtetat tona të mdhaja dhe të vogla për të ndërtuar nga aty angazhimet shpresën dhe besimet tonë si një domosdoshmëri që i jep jetë dhe çmim luftës tonë për fitoren Partisë Demokratike, luftës tonë për ti dhënë liri liderit të PD, luftës tonë për ti rikthyer lirinë dhe drejtësi popullit tonë."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco