Lajmi i fundit

LIVE/ Drejtuesit e PD takim me demokratët e Bulqizës

Rezoluta dënon sulmin terrorist serb në Kosovë/ Çmendet Rama: Kjo është propagandë kundër qeverisë

Rezoluta dënon sulmin terrorist serb në Kosovë/ Çmendet Rama: Kjo është propagandë kundër qeverisë

11:03, 12/10/2023
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit duke u ndalur te rezoluta e paraqitur nga opozita për Kosovën, nuk u kursye me ironitë. Por ai duke u munduar të largojë vëmendjen nga qartësia e rezolutës që dënon sulmin terrorist ndaj Kosovës bëri një tjetër deklaratë absurde kur e quajti rezolutën si një propgandë kundër qeverisë.

“Sot jemi ftuar në një mocion me debat nisur nga një draft-rezolutë e depozituar në Kuvendin e Shqipërisë, që doli nga i njëjti “oxhak” i tymit patriotik fill pas rezolutës së Kosovës, për vrasjen tragjike të policit Afrim Bunjaku, nga një grup kriminal serb. Kuvendi i Kosovës është jo vetëm në të drejtën e tij që të miratojë rezoluta të kësaj natyre, që i drejtohen fuqive ndërkombëtare. Po Kuvendi i Shqipërisë, vend anëtar i NATO-s, vend kandidat që negocion anëtarësimin në BE, që ka të gjitha rrugët e komunikimit dhe ambasadorët e vet, kujt ia drejton një rezolutë si ajo që u propozua? Cila parlamente të vendeve anëtare të NATO-s, apo kandidate të BE, miratojnë rezoluta të tilla, drejtuar botës apo organizatave të komunitetit Euroatlantik? Cili është qëllimi i një nisme të tillë? Draft-rezoluta të tilla shfaqen si propagandë kundër qeverisë”, tha Rama.

Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë Rama nuk shpjegoi aspak akuzat e ngritura ndaj tij pas deklaratave të përsëritura në të njëjtën linjë me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

Si gjithmonë, ai nuk guxoi të dënojë Serbinë për krimet dhe as nuk e përmendi emrin e Vuçiçit si aktori kryesor i këtyre sulmeve.

Në gjuhën e tij, ai sulmoi sërish opozitën me fyerje dhe foli si ndërkombëtar.

“Në cilin planet duhet të kërkojmë për ta përshtatur këtë kategori mocionesh për debat, dhe me sherrnajë pararendëse si ajo e barrikadave trupore të seancës së shkuar, me akuza për tradhti dhe tradhtar? Botës demokratike, e sigurt që jo. Fatmirësisht dhe fatkeqësisht bota nga vijnë këto shkulme dëshpërimi ekstrem, i përket një planeti tjetër që ka marrë botërisht së fundmi emrin “planeti non-grata”. E ka marrë emrin nga burimi i së keqes, që ka helmuar politikën shqiptare dhe ka atrofizuar organizmin, në pikën pa kthim. Planeti në fjalë lëshon mbetje toksike, përveç zërave të çjerrë. S’e mbrojmë dot shëndetin e politikës parlamentare nga ky helm”, shtoi Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco