Përjashtimi i opozitës, Gjekmarkaj: PS dështoi me 'Shqipëria që Duam', po kërkon 'Opozitën që Duam'

Përjashtimi i opozitës, Gjekmarkaj: PS dështoi me 'Shqipëria që Duam', po kërkon 'Opozitën që Duam'

14:28, 11/10/2023
A+ Aa A-

Në Konferencën e Kryetarëve që është duke u zhvilluar në selinë e Kuvendit, ka pasur debate të forta mes përfaqësuesve të mazhorancës dhe opozitës, të mbartura që nga seanca e shkuar parlamentare që u shoqërua me tension.

Nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj ka kritikuar vendimin e Kuvendit për të përjashtuar me 10 ditë, Gazmend Bardhin dhe 7 deputetë të tjerë opozitarë pasi bllokuan foltoren dhe penguan votimin të enjten e kaluar.

Ai u shpreh se me vendimet që shumica merr, PS po tenton të vendosë nën kontroll pakicën, duke e konvertuar në “Opozitën që duam”.

“Është turp që keni përjashtuar opozitën nga seanca. Ky është vendim arbitrar dhe i turpshëm. Më kujtohet një slogan i juaj “Shqipëria që Duam” dështuat ta bënit  këtë. Tani po bëni “Opozita që Duam”. Akti jonë ishte simbolik“, është shprehur Gjekmarkaj.

Edhe deputetja demokrate Jorida Tabaku shprehu rezerva për përjashtimin e tyre, duke nënvizuar se ligjvënësit e opozitës nuk cenuan askënd fizikisht dhe ndoqën një formë demokratike proteste.

“Përjashtimi i deputetëve të PD-së i turpshëm. Seanca u bllokua për një kërkesë legjitimi që ju e refuzuat. Ju na keni kufizuar hapësirat. Vendimi erdhi pasi ju refuzuat që të  fusni në rend një kërkesë të grupit tonë. Nuk cënuam askënd fizikisht, ishte formë demokratike proteste“, ka thënë Tabaku në mbledhje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco