Kërkohet dorëheqja e zv.ministres së Arsimit, studentët e mjekësisë protestojnë ‘shqip’: Anuloni ligjin

Kërkohet dorëheqja e zv.ministres së Arsimit, studentët e mjekësisë protestojnë ‘shqip’: Anuloni ligjin

09:30, 11/10/2023
A+ Aa A-

Studentët e Universitetit të Mjekësisë kanë nisur ditën e sotme protestën e paralajmëruar nga ta prej disa ditësh.

Aashtu si edhe 2 ditë më parë, ata njëzëri janë mbledhur para ambienteve të universitetit, ku në shenjë proteste për ligjin e ri të miratuar për punën e detyruar që duhet të bëjnë brenda vendit, ata kanë bojkotuar sërish mësimin.

Ligji i ri i detyron mjekët e sapo diplomuar të japin shërbimin e tyre në Shqipëri për një periudhë 5-vjeçare, para se ata të marrin diplomën për përfundimin e studimeve të tyre.Studentët e kanë refuzuar kategorikisht këtë ligj, duke e konsideruar atë si të padrejtë, ndërsa çështja ka kaluar edhe në Gjykatën Kushtetuese.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco