‘Parlamenti, bisht i qeverisë’/ Vasili: Rama e ktheu në noter të aferave të votuara nga mazhoranca

18:11, 08/10/2023
A+ Aa A-

I ftuar në SYRI TV me moderatoren Eneida Ndoci, nënkryetar i PL-së Petrit Vasili ka komentuar gjendjen e rënduar të parlamentarizmit në Shqipëri, pasi opozita gjendet nën sulmet e praprecedenta të qeverisë për ta asgjesuar.  

Vasili u shpreh se kjo qeveri dihet publikisht se është në hetim, numri dy i saj është në arrati dhe ministrat në burg dhe se një gjë e tillë ka ardhur si pasojë e votimit të verbër që është bërë në Parlament nga mazhoranca socialiste, për koncesione të ndryshme.

Sipas deputetit të opozitës, parlamenti është një bisht i qeverisë pasi ka sektorë të qeverisë që kanë më shumë autonomi, si psh. kadastrat ku vidhen dhe grabiten pronat e shqiptarëve, apo policia e cila mbron kriminelët dhe trafikun e drogës.

Vasili: Kjo qeveri ka shumë për të marrë në hetim. Është në sytë e të gjithëve se një pjesë e mirë e qeverisë është në hetim, ka arritur deri aty sa që figura e dytë e saj ndodhet në arrati. Ministrat janë në burg pra ka shumë për të hetuar dhe për të hedhur dritë por edhe ky funksion është pezulluar. Deri te fjala në Kuvend, kufizohet dhe përpiqet të asgjësohet me çdo kusht. Përsa i takon qëndrimeve politike Parlamenti është kthyer jo thjesht një degë e qeverisë por një bisht i saj.

Pasi edhe sektorë të caktuar të qeverisë kanë shumë më  tepër peshë se Parlamenti, psh. hipotekat, kadastrat atje ku vidhen e grabiten prona, apo policia që mbron kriminelët dhe gjithë trafikun e drogës, pra ka disa sektorë që janë shumë më prioritar se Parlamenti.

Detyra e vetme ka qënë për ta kthyer Parlamentin në një noter të shëmtuar të qeverisë dhe të gjithë aferave të saj të cilat janë votuar nga Paramenti, si koncensione dhe kanë përfunduar në duart e drejtësisë.

Pra këta votojnë afera dhe noterizojnë për të rrëmbyer ato paratë e radhës keni parë që kanë përfuduar në SPAK, deri në gjykatat ndërkombëtare pa fund e pa anë, deri sa kanë vënë në lëvizje edhe Parlametin Europian të flasi për aferën e Portit të Durrësit, apo rasti i Butrintit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco