Konflikti i ri i përgjakshëm në Lindjen e Mesme, Nesho: Përplasje e hershme, HAMAS bëri një sulm të pabesë

17:05, 08/10/2023
A+ Aa A-

Diplomati Agim Nesho i ftuar në 'Edicionin e Pasdites në Syri Tv, komentoi konfliktin e ri të përgjakshëm në Lindjen e Mesme, si dhe shkaqet që çuan në këtë sulm.

Nesho u shpreh se konflikti është mjaft i vjetër në zanafilla, teksa e cilësoi sulmin e djeshëm si të pabesë.

Ështe një nga konflikte më të vjetra në një zonë tepër të nxehtë, konflikt që ka filluar që nga mbarimi i Luftëssë Dytë Botërre duke kaluar me angazhimin e gjithë palëve dhe fuqive kryesore botërore për ta zgjidhur atë, për arsye se krijonte një destabilitet në një zonë e cila përveç të tjerave ishte tepër e rëndësishme për nxjerrjen e naftës dhe kështu që ndikonte direkt, përveç arsyeve të tjera, edhe në ekonominë botërore.

Tashmë dje patëm një sulm të parë dhe të papritur nga forcat e HAMASIT, ndaj shtetit svran të Izraelit, një sulm i pabesë i cili ka shkaktuar mbi 600 humbje jete, dhe me mijëra të plagosur.

Ishte një sulm që u drejtua ndaj shtetit të izraelit me një sasi të jashtëzakonshme raketash, ka numra që ng 5000 deri në 7000 raketa të cilat janë përdorur në mënyrë të menjëhershme nga forcart e Hamasait por edhe nga infiltrimi i palestinezëve, brenda territorit të Izraelit, ku kanë qëlluar,vrarë dhe shkatërruar, si dhe kanë marrë pengje fëmijë, gra, punonjës të shtetit të Izraelit.

Me qëëlimin e tyre që në kundërsulmin e Izraelit ndaj tyre të kenë mbrojtje.

Ky ishte një sulm i paptritur ku u tregua se as shºrbimet e informacionit dhe të ushtrisë nuk e mendonin një gjë të tillë, ishtë  e njëjta situatë siç ka ndodhur dhe 50 vite më përpara me sulmin e Yom Kipur.

Ka qenë pikërisht një festë ku ishte në fakt një festë ku mendohej se njerëzit do ishin rrugës dhe sulmi ishte jo vetëm me intesitet të lartë por edhe I papritur.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco