'Konfliktet e armatosura nëpër botë, këmbanë alarmi që shqiptarët të bashkohen rreth Kosovës'

'Konfliktet e armatosura nëpër botë, këmbanë alarmi që shqiptarët të bashkohen rreth Kosovës'

13:39, 08/10/2023
A+ Aa A-

Nga Besart Xhaferri/

Qëndrimet personale të Edi Ramës dhe Tiranës Zyrtare dekadën e e fundit i kanë sjellë një dëm të pariparueshëm Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe kanë fuqizuar Beogradin.

Korrupsioni dhe krimi me pasojë shpopullimin dhe afera McGonigal kanë dobësuar pozitën e Tiranës Zyrtare në çdo tryezë  politike ndërkombëtare, e çdo qëndrim i Tiranës pro Kosovës do jetë i paragjykuar, por kjo nuk do të thotë që Tirana Zyrtare nuk duhet të ndryshojë linjën pro Beogradit dhe të dalë në mbështetje te Kosovës.

Përtej faktit çfarë bën qeveria, populli shqiptar duhet të ketë tjetër qasje dhe çdo shqiptar pavarësisht ku ndodhet në Shqipëri ose jashtë duhet të pyesë veten çfarë mund të bëjë për Kosovën.

Opozita politike në Shqipëri e mbarë trojet shqiptare  duhet të jetë në lartësinë e pritshmërisë së shqiptarëve në raport me zhvillimet në Kosovë.

Qeveria duhet vendosur në pozitë në parlament dhe në sheshe që të mbajë qëndrim kombëtar në raport me zhvillimet për Kosovën dhe kombi shqiptar duhet të jetë i përgatitur për çdo skenar të mundshëm.

Diaspora shqiptare edhe këtë herë ka rol jetik për zhvillimet dramatike në Kosovë dhe ata Dardaninë duhet ta shohin me sytë e zemrës ashtu siç të parët e tyre lobuan për luftën e UÇK dhe për shpalljen e Pavarisisë Kosovës.

Koha kur Veriu i Kosovës dhe Dardania ishte tokë pa zot ka perënduar dhe asaj toke të bekuar do t'i dalë zot çdo shqiptar i ndershëm, pasi pa Kosovë nuk ka as Shqipëri!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco