Lajmi i fundit

LIVE/ Nis punimet Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë

Kryeparlamentarja Nikolla dënon sulmin e Hamasit kundër Izraelit: Shqipëria kundër terrorizmit

Kryeparlamentarja Nikolla dënon sulmin e Hamasit kundër Izraelit: Shqipëria kundër terrorizmit

15:26, 07/10/2023
A+ Aa A-

Kryetarja e Parlamentit, Lindita Nikolla ka reaguar për sulmet e Hamasit ndaj Izraelit mëngjesin e sotëm.

Në emrin e Kuvendit të Shqipërisë, Nikolla dënon këtë sulm dhe shpreh solidaritet me viktimat dhe familjet e tyre.

Gjithashtu ajo shpreh gatishmërinë për të qëndruar në krah të SHBA dhe BE-së në luftën ndaj terrorizmit.

Postimi i Nikollës në FB:

“Kuvendi i Shqipërisë dënon ashpërsisht sulmin terrorist të Hamas kundër Izraelit dhe është në krah të popullit izraelit në këto momente të vështira.
Lutjet, mendimet dhe mbështetja jonë shkon për viktimat e pafajshme dhe familjet e tyre në Izrael.
Shqipëria do të vijojë të jetë në krah të partnerëve strategjikë, ShBA dhe BE, në luftën kundër terrorizmit, për mbrojtjen e sigurisë dhe të paqes.”,
shkruan Nikolla.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco