Lajmi i fundit

LIVE/ Punimet e Konventës Kombëtare të Partisë së Lirisë

‘Plagosje të lehtë me dashje’, Balliu: Rrajat i vërtetuan çdo shqiptari se Shqipëria është një narkoshtet!

‘Plagosje të lehtë me dashje’, Balliu: Rrajat i vërtetuan çdo shqiptari se Shqipëria është një narkoshtet!

13:14, 07/10/2023
A+ Aa A-

Përfundojnë hetimet për fisin Rraja, të cilët akuzohen për dhunën barbare ndaj dy kushërinjve, Bilbil e Jashar Maja, ngjarje kjo e ndodhur pak muaj më parë.

Prokurori Ylli Bashaj ka mbyllur hetimet në ngarkim të të pandehurve; Eni Kullaj, Andi Rraja, Ineidi Raja, Përparim Rraja, Xhelal Rraja, Flamur Rraja, Rexhep Rraja, Klajdi Rraja e Edison Meta, të akuzuar për veprat penale të ‘Plagosje të lehtë me dashje’, ndaj viktimave Bilbil e Jashar Maja dhe ‘Kanosje’.

Kelvis Balliu shef organizativ në Partinë Demokratike, në një postim në profilin zyrtar të Facebook është shprehur se Rrajat me aktet, bëmat dhe historikun e tyre, sot i vërtetuan çdo shqiptari,europiani dhe amerikani  se Shqipëria është de-fakto sot një narkoshtet.

Shkrimi i plotë:

Rasti Rraja,dokumenti që fakton ekzistencën e narkoshtetit

Rrajat me aktet,bëmat dhe historikun e tyre, sot i vërtetuan çdo shqiptari,europiani dhe amerikani se Shqipëria është de-fakto sot një narkoshtet

Në narkoshtetin e Ramës, qytetarët i rrahin, i filmojnë duke i rrahur, i vënë pistoletën në kokë,i kërcënojnë familjen, i shkatërrojnë shtëpinë dhe kjo quhet plagosje e lehtë për nark-prokurorinë.

Rrajat jane prova më e qartë për mungesën e drejtësisë dhe lidhjen e krimit me qeverinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco