I mituri përfundon në spital pasi konsumoi tullumbace me azot, Erisa Xhixho: Konsumimi i këtij gazi të ndalohet me ligj

I mituri përfundon në spital pasi konsumoi tullumbace me azot, Erisa Xhixho: Konsumimi i këtij gazi të ndalohet me ligj

13:03, 07/10/2023
A+ Aa A-

Shtetasit Gëzim Xeba, Romeo Xeba dhe Elios Lame janë arrestuar në flagrancë pasi  katin e parë të një lokali e kishin përshtatur për përdorin droge dhe për shitje të lëndëve të rrezikshme për shëndetin. 

Kështu, është goditur një tjetër rast i shitjes së lëndëve të dëmshme për shëndetin e nxënësve në afërsi të shkollave. 

Nënkryetarja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook është shprehur e indinjuar për rastin në fjalë dhe ka bërë thirrje publike që konsumimi i këtij gazi të dëmshëm duhet të ndalohet me ligj.

Pjesë nga deklarata e saj:

Tollumbacet me azot mbeten rrezik për shëndetin e të rinjve tanë. Konsumimi i këtij gazi të dëmshëm duhet të ndalohet me ligj.

Pak ditë më parë, në Komisionin e Ligjeve ngrita shqetësimin e mungesës së bazës ligjore për të parandaluar helmimin masive që po u shkaktohet adoleshentëve nëpër lokalet e Tiranës, ku kjo lëndë shitet hapur dhe me faturë.

Ndërsa Ministria e Shëndetësisë ngul këmbë që nuk ka vakum ligjor, çdo ditë të rinjtë vuajnë pasojat e tollumbaceve me azot, duke përfunduar edhe në spital.

Një ligj i qartë që e fut këtë lëndë në substancat e ndaluara për konsum, përtej atij mjekësor, është emergjencë.

Është emergjente të veprojmë sot, pasi shëndeti i fëmijëve tanë duhet të jetë prioritet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco