Shqipëria, pjesë e planit për emigrantët në Europë/ Kumrija: Një luftë e përbashkët për emigrimin ilegal

19:41, 06/10/2023
A+ Aa A-

Sipas një artikulli të gazetës britanike 'The Guardian', Shqipëria mund të shndërrohet në bazën pritëse të klandestinëve që tentojnë të hynë nga lindja në vendet e BE dhe Britanisë së Madhe. 

Në Skype nga Anglia, Saimir Kumrija, avokat për çështjet e emigracionit ishte i ftuar në 'Syri Tv' në Edicionin e Orës 19:00.

“Përsa i përket çështjes në fjalë dua të theksoj se gjithçka lind nga fakti se, në vitet e fundit në BE janë regjistruar diku te 600 mijë kërkesa për azil, një numër ky tejet i lartë dhe për këtë arsye BE janë duke bashkuar forcat me Anglinë por edhe me Shqipërinë, në një program i cili aktualisht njeh pesë pika, në mënyrë që të jetë një luftë e përbashkët ndaj emigrimit illegal dhe ndaj trafikimit të qënieve njerëzore jo vetëm ndaj Anglisë por në gjithë Europën dhe gjithë kontinentin.

Duke qenë se numri i azil-kërkuesve shqiptarë është rritur, është angazhuar edhe Shqipëria në këtë projekt përsa i përket luftës direkt në burim, pra në Shqipëri, për të evituar, për të ulur sa më shumë emigrimin illegal dhe trafikimin e qënieve njerëzore.

Ajo çfarë pritet të diskutohet në samit janë pesë pikat kryesore: Forcimi i kufinjve, ndarja e inteligjencës mes shteteve anëtare, përmirësimi i misioneve të kërkimit dhe shpëtimit të emigrantëve, adresimi i shkaqeve, dhe rivendosja”, u shpreh Kumrija.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco