‘E vërteta e fshehur e kësaj fotoje’/ Paloka çmonton propagandën e Ramës në Spanjë: I 'pandehuri'

‘E vërteta e fshehur e kësaj fotoje’/ Paloka çmonton propagandën e Ramës në Spanjë: I 'pandehuri'

19:21, 06/10/2023
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka ka zbërthyer propagandën e qeverisë me vizitën e fundit të Edi Ramës në Spanjë, duke shpërndarë foto me liderët europianë, por pa dhënë shpjegime.

Në postimin e tij në Facebook, Paloka ka veçuar një foto ku Rama shihet në tavolinë me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, presidentin francez Emanuel Macron, kryeministrin britanik Rishi Sunak, kryeministren italiane Giorgia Meloni dhe kryeministrin holandez Mark Rutte, duke sqaruar se prezenca e kryeministrit shqiptar është për faktin se po i kërkohet llogari dhe për ti bërë presion që të ndalë emigracionin ilegal i kthyer në eksport kriminaliteti së fundmi.

‘Në fakt fotoja është bërë gjatë një “procesi gjyqësor” ku Rama është “i barabartë” aq sa është i barabartë i pandehuri me gjykatësin dhe prokurorin! Tryeza është për emigracionin ilegal i kthyer në eksport kriminaliteti së fundmi, i cili është bërë problem për vendet që përfaqësojnë drejtuesit e shteteve që janë në këtë tavolinë dhe Rama aty është problemi’, shkruan Paloka.

Postimi i plotë:

E verteta e fshehur e kesaj fotoje .

Te gjithe kane pare keto foto te shperndara nga propaganda e “rilindjes” ku Rama eshte ne tryeze me disa nga lideret evropiane! Jane shperndare vetem fotot pa dhene informacionin mbi te verteten e kesaj tryeze duke lene te nenkuptohet qe Rama rri ne tavolina me “te medhenjte” si i barabarte me ta. Ne fakt fotoja eshte bere gjate nje “procesi gjyqesor” ku Rama eshte “i barabarte” aq sa eshte i barabarte i pandehuri me gjykatesin dhe prokurorin!

Tryeza eshte per emigracionin ilegal i kthyer ne eksport kriminaliteti se fundmi , i cili eshte bere problem per vendet qe perfaqesojne drejtuesit e shteteve qe jane ne kete tavoline dhe Rama aty eshte problemi. Rama eshte aty per ti kerkuar llogari e per ti bere presion qe ta ndale kete aktivitet kriminal qe po shkatrron Shqiperine por po demton dhe partneret.

Kjo eshte e verteta qe si gjithnje propaganda e te paudhit ju a shet mbrapsht shqiptareve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco