Ligji 'Për Regjistrin e të Dënuarve për Krime Seksuale', Xhixho: Mbetem e përkushtuar deri në finalizimin e tij

Ligji 'Për Regjistrin e të Dënuarve për Krime Seksuale', Xhixho: Mbetem e përkushtuar deri në finalizimin e tij

19:07, 06/10/2023
A+ Aa A-

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka ndarë në rrjetin e saj social Facebook momente nga seanca dëgjimore me grupin e deputetëve “Miqtë e fëmijëve’’  ku në fokus ishte zbatimi i ligjit “Për Regjistrin e të Dënuarve për Krime Seksuale”.

“Gjatë diskutimit u kërkova institucioneve të cilat ligji i ka ngarkuar me përgjegjësi arsyet e mungesës së këtij regjistri, më shumë se një vit pasi ligji është miratuar”, shkruan Xhixho.

Postimi i plotë i Xhixhos:

Me grupin e Deputetëve “Miqtë e Fëmijëve” zhvilluam sot një seancë dëgjimore për zbatimin e ligjit “Për Regjistrin e të Dënuarve për Krime Seksuale”.

Si propozuese e këtij ligji, e kam ndjekur atë që nga hartimi e deri te miratimi i tij me shumicë absolute në Parlament më 21 korrik 2022.

Ligji ka hyrë në fuqi që nga 22 janari 2023, gjashtë muaj pas miratimit të tij. Por pavarësisht vullnetit të mirë të 120 deputetëve që e mbështetën atë me votë, regjistri i të dënuarve për krime seksuale nuk është akoma i aksesueshëm.

Abuzimi seksual është një krim që jo gjithmonë raportohet e denoncohet, por shenjon fort jetën e atyre që bëhen viktimë e këtyre grabitqarëve.

Moszbatimi i këtij ligji i ka lënë fëmijët tanë të ekspozuar ndaj rrezikut që përbëjnë këta njerëz, të cilët gjenden kudo në ambientet tona.

Gjatë diskutimit u kërkova institucioneve të cilat ligji i ka ngarkuar me përgjegjësi arsyet e mungesës së këtij regjistri, më shumë se një vit pasi ligji është miratuar.

Diskutuam mbi harmonizimin e punës për finalizimin e regjistrit dhe aksesin e tij në e-Albania. 

Morëm angazhimin  e AKSHI-t, i cili na premtoi aksesin në këtë regjistër brenda jo më shumë se një muaji.

Mbetem e përkushtuar deri në finalizimin e këtij procesi dhe monitorimit të zbatimit të ligjit në vazhdimësi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco