‘Serbia ka sulmuar hapësirën shqiptare’/ Vasili: Shqipëria të adaptojë rezolutën e Kuvendit të Kosovës

‘Serbia ka sulmuar hapësirën shqiptare’/ Vasili: Shqipëria të adaptojë rezolutën e Kuvendit të Kosovës

19:04, 06/10/2023
A+ Aa A-

I ftuar në SYRI Dixhital me moderator Bled Marku, deputeti i PL-së, Petrit Vasili ka komentuar zhvillimet në veri të Kosovës dhe qëndrimin e Shqipërisë në raport me agresorin serb.

Sipas Vasilit, Rama dhe Vuçiç janë shumë të ngjitur me njëri tjetrin dhe qëndrimet e kryeministrit shqiptar janë të gjitha ato që i duhen Beogradit.

Vasili ironizoi rezolutën e Partisë Socialiste të paraqitur në parlament, ku sipas tij, parlamenti i Beogradit mund ta votonte pa as më të voglin problem, pasi mund të ishte një rezolutë e Parlamentit të Serbisë.

Gjithashtu Vasili bëri thirrje nëpërmjet emisionit, që Shqipëria të adaptonte rezolutën e Parlamentit të Kosovës në lidhje me sulmin terrorist serb në Veri, pasi s’duhet të ketë dy qëndrime për të njëjtin shkak pasi është sulmuar hapësira shqiptare.

Vasili: Tangoja Rama-Vuçiç, pasi janë shumë të ngjitur dhe shumë afër me njëri tjetrin, bëjnë atë që e thotë Edi Rama dhe më pas Vuçiçi, apo edhe atë që e thotë Vuçiçi në natë më parë dhe më vonë e amplifikon Edi Rama. Një gjë është karakteristike, të gjitha qëndrimet që mbahen janë ato që i duhen Beogradit.

Rezolutën që ka bërë gati Partia Socialiste, unë mendoj se parlamenti i Beogradit mund ta votonte pa as më të voglin problem. Mund të ishte një rezolutë e Parlamentit të Serbisë. As nuk flitet për terror serb, as nuk adresohet se shkaktari provokuesi, ata që krijojnë tensione dhe destabilitet janë serbët por ishte rezoluta e një sheti që mezi e di se ku ndodhet Ballkani.

Për të larë këtë turp ku e kanë futur parlamentin e Shqipërisë, që Shqipëria të adaptonte rezolutën e Parlamentit të Kosovës. Pse të ketë dy qëndrime dhe rezoluta në raport me momentin që është sulmuar Kosova është sulmuar Shqipëria.

Hapsira shqiptare Kosovë-Shqipëri një qëndrim ka përballë një agresori që historikisht ka qënë agresor i Kosovës sot dhe para 1 shekulli ka sulmuar Shqipërinë, pra ka qënë gjithmonë agresiv ndaj nesh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco