‘Edi Rama të ndalojë çfarëdo që është duke konsumuar’/ Harry Bajraktari: Kosova shtet i pavarur

‘Edi Rama të ndalojë çfarëdo që është duke konsumuar’/ Harry Bajraktari: Kosova shtet i pavarur

20:11, 05/10/2023
A+ Aa A-

Pas deklaratave skandaloze të njëpasnjëshme në favor të Serbisë, atdhetari në ShBA, Harry Bajraktari, i ka bërë thirrje kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, “që të ndalojë çfarëdo që është duke konsumuar”.

Në postimin e tij në Twitter, Bajrajtari thekson se Kosova është shtet i pavarur dhe ka institucione, derisa ka shtuar se askush nuk flet në emrin e Kosovës përpos përfaqësuesve të zgjedhur.

'Edi Rama duhet të ndalojë çfarëdo që është duke konsumuar. Kosova ka zgjedhur parlamentin, një qeveri, një kryeministër dhe një president. Është shtet i pavarur. Askush nuk flet për Kosovën, pos përfaqësuesit e saj të zgjedhur', shkruan Bajraktari. 

Bajraktari, që ka qenë i angazhuar në sensibilizimin e opinionit amerikan për problemin e Kosovës në vitet e 90-ta, i ka reaguar deklarimit të Ramës që së fundmi është shprehur se “veriu i Kosovës është bërë tokë e askujt”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco