Sulmi terorrist, Borrell: Do të takohem me Osmanin dhe Vuçiç në Granada

Sulmi terorrist, Borrell: Do të takohem me Osmanin dhe Vuçiç në Granada

15:41, 05/10/2023
A+ Aa A-

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian Josep Borrell deklaron se do të ulet ‘së bashku’ me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, për të biseduar lidhur me tensionet në veriun e Kosovës, gjatë samitit te komunitetit politik europian në Granada të Spanjës.

‘Presidentja Osmani do të jetë këtu dhe po ashtu presidenti Vuçiç. Në Kishinjev, ne u ulëm së bashku, biseduam për këtë, dhe sot do ta bëjmë të njëjtën gjë. Por, gjendja tani është shumë më e keqe se në kohën e Kishinjevës’- u shpreh Borrell.

Situata në veriun e Kosovës, pas sulmit të armatosur nga një grup kriminal serb në Banjskë të Zveçanit është në fokus të samitit të komunitetit politik europian që po mbahet në Garanada.

Më herët gjatë ditës, presidentja Osmani tha se nuk ka arsye për ta takuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç para se ndaj tij të vendosen sanksione për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco