VIDEO/ Bardhi-Bashës: Shkove dhe i kërkove falje pronarit të kullës 64 katëshe në garazh ...

15:25, 05/10/2023
A+ Aa A-

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka zbuluar të vërtetën e Lulzim Bashës me vilat luksoze.

Në një prononcim për mediat jashte parlamentit, Bardhi është shprehur se familjarët e Bashës janë të vetmit ata që kanë aleancë me kullat, duke përmendur faktin se ka dy kate në një nga rezidencat në hyrje të Liqenit.

Bardhi u shpreh se transaksionet nuk janë transparente dhe se Basha i ka kërkuar ndjesë pronarit të kullës duke e takuar nëpër garazhe.

'Nuk kam shkuar në garazhet e kullës për t'i kërkuar ndjesë pronarit. Ka shkuar në garazhin e pronarit të kullës për t’i kërkuar ndjesë. Transaksionet nuk janë transparente dhe Basha e di.

Nëse unë shpif të më çojë në gjykatë mos e bëj si Veliaj që harroi të shkonte në gjykatë. Familjarët e Bashës janë e vetmja aleancë me kullat sa kohë janë pronarë në Lion Residence.

Merrini me radhë katet dhe shihni se kush janë pronarët. Unë kam aleancë me transparencën. Nëse më akuzon do marrë përgjigjen',- tha Bardhi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco