KAFE SHQETO/ Evazioni fiskal dhe vjedhja e arkës së shtetit, Strazimiri: Nga sot e tutje, Rama duhet të gjejë një avokat

10:26, 05/10/2023
A+ Aa A-

Vjedhja që realizohet pas shmangies së paigjshme të detyrimeve, i quajtur evasion fiskal duket se është një shoqërues i mirë i qeverisë sonë. SIgurisht që çdo vjedhje, evazioni dëmton por, specifikisht dëmton arkën e shtetit që dmth na vjedh nga pak të gjithëve.

Prej më shumë se 10-vitesh në krye të shtetit, Rama dhe kabineti i tij i qeverisë e VKM, me "PPP", me "Bord Çmimesh" po hedhin karremin drejt arkës së shtetit.

I ftuar ditën e sotme në ‘Kafe Shqeto’ ishte Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike Gent Strazimiri i cili u shpreh se Sado që të përpiqet SPAK-u apo aleatët e qeverisë për të reduktuar sasinë e dëmit apo kufizimin e fajtorëvë ato janë aty. Në të tilla kushte, kryeministrit nga sot e tutje i duhet të gjejë një avokat!

Pjesë nga deklarata e tij:

Flavio: Çarë ka ndodhur me qeverinë shqiptare dhe veçanërisht me buxhetin e shtetit që duket se janë në një mentalitet emergjence?

Gent Strazimi: 'Për tu rimbushur në mënyrë që të zbrazen. Zbrazja duhet të shkojë në xhepat e qeverisë tashmë ajo është n ë gjë e ditur dhe siç e dini, edhe pse unë nuk jam një ekonomist por me ato terma gjeta mënyrën time të të shprehurit. Buxheti dhe arka e shtetit është e hipotekuar sot e 35 vjet.

Për thirjen që po bën banka botërore (FMN) që të ndalen ato janë që të gjitha para nga qeveria, para të marra nga klintët e saj për të bërë një biznes që e pagujmë ne dhe mesa duket nuk po e përballon më arka e shtetit.

Në të tilla raste, atyre që kanë para ju shtohet barra fiskale në mënyrë që të financohet arka e shtetit dhe qeveria të ketë mundësi të paguajë bizneset dhe klientët që bëjnë  biznes për shërbimet që nuk na duhen ne si shoqëri në mënyrë që të marrë pjesën e saj'.

Flavio: Garantori i gjithë kësaj skeme që është Rama, çfarë ka ndodhur vitet e fundit pasi e shohim atë më nervoz?

Gent Strazimiri: 'Ai duhet të jetë nervoz dhe i axhetuar për shkak se të pabërat që  ka bërë këto 10 vite të pushtetit, sidomos gjatë mandatit të tij të parë ku na mbanin me arrogancë, veçanërisht ndaj gazetarëve, opinionit publik apo cilitdo ndaj të cilit që i vinte pikëpytje cdo PPP apo konçensioni ato dosje kanë qenë të gjitha në SPAK.

Sado që të përpiqet SPAK-u apo aleatët e qeverisë për të reduktuar sasinë e dëmit apo kufizimin e fajtorëvë ato janë aty dhe do të mbeten aty dhe asgjë nuk do të mbetet pa gjykuar.

Edi Rama bën mirë që është i shqetësuar dhe unë besoj që nga sot e mbrapa ai duhet të filojë e të gjejë një avokat'.

Klea Sula/ Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco