Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Asociacion apo Kosova në KE

Vuçiç u dërgon ambasadorëve të tij në Perëndim të njëjtën qarkore që i ka dërguar Ramës: Kërkoni që KFOR-i të marrë kontrollin e veriut

Vuçiç u dërgon ambasadorëve të tij në Perëndim të njëjtën qarkore që i ka dërguar Ramës: Kërkoni që KFOR-i të marrë kontrollin e veriut

23:33, 03/10/2023
A+ Aa A-

RTK ka publikuar një material ku duket qartë që është qarkore koordinuese e Beogradit për ambasadorët e saj në Perëndim, ku i udhëzon të gjithë të kërkojnë në çdo takim largimin e Policisë së Kosovë nga veriu dhe dërgimin e KFOR atje. 

Këtë qarkore mesa duket Edi Rama e ka marrë ditë më parë pasi kërkesa është identike dhe gjuha e njëjtë.

Rama e ka përsëritur këtë kërkesë edhe për prestigjozen Financial Times, gjë që ambasadorët e Vucic ndoshta nuk kanë mundësi ta bëjnë.

Serbia ka bërë një kërkesë që KFOR-i të marrë kontrollin e veriut dhe të nisë një hetim ndërkombëtar.

Atashetë ushtarakë të Serbisë kanë shpërndarë një dokument në ambasadat e tyre në mbarë botën, i cili përshkruan kërkesat kryesore të vendit për komunitetin ndërkombëtar pas "zhvillimeve të fundit në Kosovë".

Dokumenti sugjeron që KFOR-i duhet të zëvendësojë Policinë e Kosovës dhe të marrë përsipër të gjitha aspektet e sigurisë dhe menaxhimit të veriut, me prioritet kryesor ruajtjen e paqes dhe shmangien e konfliktit. Derisa të plotësohen kushtet për kthimin e dialogut të lehtësuar nga Brukseli, organizimin e zgjedhjeve të reja në komunat veriore, themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe përfshirjen dhe riintegrimin e serbëve lokalë të Kosovës në Policinë e Kosovës. KFOR-i duhet të mbajë kontrollin.

Për më tepër, një hetim ndërkombëtar duhet të kryhet për të përcaktuar se çfarë ka ndodhur më 24 shtator.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco