Çmimet e larta të apartamenteve në Tiranë/ Agjenti imobilar zbulon kush blen shtëpi me kredi

Çmimet e larta të apartamenteve në Tiranë/ Agjenti imobilar zbulon kush blen shtëpi me kredi

19:00, 03/10/2023
A+ Aa A-

Gjin Gjoka konsulent në Billion Group, i ftuar në 'Task Force' në Syri Tv, komentoi rritjen e çmimeve të apartamenteve në kryeqytet, ku ndër të tjera u shpreh se janë dhe zyrtarët ata që blejnë shtëpi me kredi.

"Unë kam qenë ndër të parët që kam dhënë alarmin për rritje çmimesh kur filloi pandemia, në luftën e Ukrainës, ku u rrit alumini, hekuri, etj.

Nëse sot ndërton një pallat nuk mund të ndërtosh nga një ashensor për çdo emergjencë, dhe normalisht një kosto që nëse e bën me fasadë të ventiluar, aty të shkon absolutisht deri në 1100 euro metri", tregon ai.

Por, sa përqind e personave që kanë kërkesë për të blerë, arrijnë vërtet ta blejnë një shtëpi?

“Nëse ne na drejtohen 10 vetë për të blerë shtëpi, të paktën 5 prej tyre, e blejnë atë. 50 përqind. Ka zyrtarë me kredi, ka rrogën me një milion e gjysëm të ardhura, gazetarë etj”, u shpreh Gjoka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco