SYRI TV/ Shpopullohet fshati Qinam në Kolonjë, banorët: Njerëzit kanë ikur, këtu nuk ka punë

13:04, 03/10/2023
A+ Aa A-

Dikur me dy shkolla të sistemit 9-vjeçar dhe të mesëm. Sot dy godina të mbyllura pasi nuk ka nxënës. Ky fakt është dëshmi e shpopullimit masiv të fshatit Qinam në Kolonjë, ku të moshuarit e mbetur ende aty tregojnë se po përballen me braktisje institucionale.

Nga SYRI TV

Ujëra të zeza që derdhen rrugëve e rrugë të pashtruara. Dy  godinat e shkollave, të mesme dhe 9-vjeçares, sot të kyçura, janë dëshmi në njërën anë i popullimit të dikurshëm të fshatit, dhe sot, tregojnë shpopullimin e tij.

Por kjo është vetëm pasoja, pasi shkaku duket se është tjetërkund. Interesi i institucioneve ka qenë mjaft i ulët për banorët e kësaj zone duke shkuar në këtë zonë veç për premtime. E kontaktuar nga Syri TV, bashkia e Kolonjës e pranon situatën duke u shprehur se viti 2024 do jetë prioritet për rehabilitimin e ujrave të zeza në këtë zonë.

Gazetare: S. Xhomaqi

Operator:S. Çallëku

Montazhier: P. Prifti

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco