Lajmi i fundit

SYRI I BOTËS/ Me moderatore Dori Daka

SYRI TV/ Kurti: Sulmuesit, pjesëtarë të Mbrojtjes Civile edhe të Brigadës Veriore

12:53, 03/10/2023
A+ Aa A-

Shumica e sulmuesve në Banjskë janë pjesëtarë të Mbrojtjes Civile ose Brigadës Veriore, të dyja të shpallura terroriste në Kosovë. Kështu deklaroi këtë të martë, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ndërsa theksoi se çështja më e rëndësishme aktualisht, është siguria kombëtare dhe ndëshkimi i organizatorëve të sulmit terrorist.

Nga SYRI TV

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti   deklaroi  këtë të marte se shumica  e sulmuesve në Banjskë janë pjesëtarë të Mbrojtjes Civile ose të Brigadës Veriore, të dyja të shpallura terroriste në Kosovë, në qershor të këtij viti.

Deklaratën Kurti e beri në një tryezë të Institutit të Prishtinës për Studime Politike, lidhur me arritjet e deritanishme dhe pritjet nga Procesi i Berlinit, nga ku theksoi se  çështja me e rëndësishme aktualisht për Kosovën është siguria kombëtare dhe ndëshkimi i organizatorëve të sulmit terrorist.

 “Ndëshkimi për sulmuesit nënkupton ndëshkimin e Serbisë, e cila e mbështeti financiarisht, ushtarakisht, logjistikisht, politikisht, publikisht, zyrtarisht, atë që ndodhi në Banjskë të Zveçanit, por në të njëjtën kohë edhe ekstradimi, dorëzimi i të gjithë atyre, të cilët janë duke u përndjekur, sepse ikën nga vendi i krimit dhe nga shteti ynë”,

Kurti komentoi edhe një debat që pritet të zhvillojë Parlamenti Evropian të martën, lidhur me zhvillimet në veri të Kosovës.

"Unë besoj që diskutimet që do të zhvillohen në vijim, përfshirë edhe ato në forumet e Bashkimit Evropian, më i larti i tyre Parlamenti Evropian, për nga përfshirja qytetare demokratike, është siguria për Kosovën, ndëshkimet për sulmuesit, dhe në të njëjtën kohë, të mos provojmë të vazhdojmë me çfarëdo ideje të status quo-së, që mund ta ketë e nuk besoj që do të duhej ndokush

Përgjegjësinë për sulmet në Banjskë e ka marrë Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, vendndodhja e të cilit ende nuk dihet.

Megjithatë, autoritetet e Kosovës bëjnë përgjegjëse drejtpërdrejt Serbinë për sulmin e armatosur, akuzë që në Beograd është hedhur poshtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco